Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postim në rrjetin social Facebook ka prezantuar floten e re të eskavatorëve që kanë arritur nëportin e Durrësit dhe do të vihen në dispozicion për ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore.
Ai tha se kemi ende shumë punë për të bërë në këtë fazë, bashkë me Bashkitë e reja, shkruan arbresh.info
“Kemi ende shumë punë për të bërë në këtë fazë, bashkë me Bashkitë e reja, pasi tani është periudha të përgatisim sezonin e ardhshëm. Ambicia jonë, objektivi ynë që do të realizohet brenda këtij viti është që të mos ketë më, nga Tropoja në Konispol, një parcelë ku uji të mos shkojë dhe ku kullimi të mos jetë i garantuar”,ka shkruar Rama./arbresh.info/
Më poshtë keni statusin e plotë të Ramës:
Në portin e Durrësit ku ka mbërritur flota e re e eskavatorëve që do të vihen në dispozicion të bashkive për ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore
Nga viti 1993, kur është bërë investimi i parë për logjistikën në mbështetje të bujqësisë, deri në vitin 2001, kur ka ndaluar përfundimisht investimi në këtë drejtim, janë sjellë në Shqipëri 56 ekskavatorë te perdorur për bujqësinë, 16 nga të cilët s’kanë punuar asnjë vit të vetëm sepse kanë qenë të stërlodhur.
Gjatë vitit që shkoi, përmes operacionit të madh kombëtar të pastrimit të kanaleve ujitëse e kulluese kemi hequr 3.5 milionë metër kub plehra, dhera, inerte, sedimente, vetëm në harkun e këtij operacioni, duke çuar ujin për herë të parë në 40 mijë hektarë tokë bujqësore pas 25 vitesh. Operacioni Vazhdon.
Sot janë 61 ekskavatorë tërësisht të rinj që bashke me 10 eskavatoret e marrë pak muaj më parë, e çojnë në 71 flotën e re aktuale në dispozicion të bordeve shtetërore të kullimit e të bashkive.
Krahasim shumë i thjeshtë: Në vetëm 2 vjet, 31 ekskavatorë për bujqësinë më shumë sesa në 23 vjet (1990-2013), dhe me kilometra zero.
Kemi ende shumë punë për të bërë në këtë fazë, bashkë me Bashkitë e reja, pasi tani është periudha të përgatisim sezonin e ardhshëm. Ambicia jonë, objektivi ynë që do të realizohet brenda këtij viti është që të mos ketë më, nga Tropoja në Konispol, një parcelë ku uji të mos shkojë dhe ku kullimi të mos jetë i garantuar.
#Rilindje
?
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër
??
??






Benita reagon pas gjysmëfinales: Jam në gjendje të rëndë emo...
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar n...
Gjiganti anglez me ofertë prej 100 milionë eurosh për Rafael...
NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur tur...
Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur s...