Tre persona kanë grabitur një 17-vjeçar, duke e kërcënuar me armë të ftohta dhe duke ushtruar dhunë ndaj tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Kolonja”, në pjesën e pasme të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Mësohet se policia ka arritur të arrestojë sot tre autorët. Ata janë: 17 vjeçari Ertis G dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Kastriot C. 17 vjeç dhe Sergjio Z. 17 vjeç.
“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen se kanë kryer vjedhjen me dhunë duke e goditur me grushte, si dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë si ajo e thikës dhe më pas i kanë marrë shtetasit R. Z., portofolin ku në brendësi të tij, kishte shumën monetare prej 1250 eurosh dhe 2000 lekësh. Të miturit kanë pranuar kryerjen e këtij veprimi dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e shumës monetare”, sqaron policia.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...