Policia në Serbi ka arrestuar 12 persona të dyshuar për kontrabandën e 250 emigrantëve nga kufiri bullgar në Beograd.
Sipas një deklaratë të policisë, besohet se emigrantët kanë paguar nga 250 euro, plus një shtesë për të arritur në Beograd, transmeton portali arbresh.info.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka theksuar se rreth 7,700 emigrantë kryesisht nga Afganistani, Iraku, Siria dhe Pakistani, janë bllokuar në Serbi.
Shumica prej tyre janë duke fjetur në strehimore të improvizuara ose në parqet e Beogradit. Disa nga ta kanë tentuar të kalojnë kufirin me Hungarinë për të arritur në vendet e BE-së.
Një grup i afganëve u përpoqën të kalonin në Hungari mbi një lumë të ngrirë javën e kaluar. Njëri nga ta mbetet i zhdukur./Arbresh.info
Miratohet ulja e çmimit për ngrohje, ZRRE jep detaje: Në Ter...
Numërohen 35% e votave për kandidatët për deputet- këta janë...
Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fë...
Kurti: Vepra dhe lufta e veteranëve është historia e çlirimi...
Atdhe Nuhiu pritet t’i bashkohet kampionëve të Austris...
“Kemi raketa Javelin dhe tri anije patrulluese”, Rama: Ushtr...