Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, gjatë një vizite në Beograd, ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e nacionalizmit dhe racizmit në Evropë.
“Ne jemi të shqetësuar për rritjen e partive nacionaliste dhe raciste në Evropë, pasi kjo ndikon në kompetencat politike dhe në pushtetin e tanishëm në Evropë. Evropa ka ngelur në një udhëkryq dhe duke e marrë parasysh procesin e zgjedhjeve kritike, të gjithë duhet të kuptojmë se interes i Evropës nuk janë politikat afatshkurte”, tha ai para gazetarëve në Beograd, transmeton arbresh.info.
Partitë e ekstremit të djathtë janë në rritje në Evropë, pasi një numër i madh i emigrantëve kanë vërshuar kontinentin. Parti të tilla tashmë janë zgjedhur në organet legjislative në Danimarkë, Finlandë, Norvegji dhe Suedi. Në Gjermani, Alternativës fuer Deutschland (AFD), partia e ekstremit të djathtë ka hyrë në disa parlamente lokale dhe mund të zgjidhen në Bundestag në zgjedhjet parlamentare të 2017. Në Francë, një ndër favoritët për postin e Presidentit është Marine Le Pen./Arbresh.info
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...