Kreu i Prokurorisë për Krime të Luftës në Serbi, Milan Petroviq ka theksuar se ekziston mundësia që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj të ekstradohet për në Gjykatën Speciale.
Petroviq ka shtuar se një mundësi e tillë ekziston edhe pse ajo nuk është përmendur në publik.
Ndërsa, avokati i Haradinajt për Kosovën, Arianit Koci në një prononcim për Indeksonline, ka theksuar se udhëheqësi i Prokurorisë Speciale për Krime Lufte në Serbi, po e përdor një gjuhë të pazakontë për juristët.
“Kjo natyrisht nuk është e vërtetë. Po përdoret diskurs spekulativ që të mbulohet natyra politike e kërkesës së Serbisë”, ka thënë Koci.
Sipas këtij të fundit vetë Avis Benes, zëdhënësja e Dhomave të Posaçme të Gjykatës Speciale, me datën 5 janar 2017, ka deklaruar se ky ndalim nuk është kryer në kuadër të mandatit të Dhomave Speciale të Kosovës.
“Sot poashtu e kuptuam prej znj.Avis Benes, se detyra e parë e presidentes së kësaj gjykate, Ekatarina Trandafillova, është përgatitja e seancës plenare për gjyqtarët. E seanca plenare nuk mund të mbahet pa u zgjedhur gjyqtarët. Pra , Gjykata Speciale ende nuk ka gjyqtar të zgjedhur”,ka shtuar Koci.
Ky i fundit ka shtuar se kundër Haradinajt dhe kundër Kosovës po vazhdon lufta speciale.
“Ramush Haradinaj shumë shpejtë do të kthehet në Kosovë. Problemi është i natyrës teknike. Serbia po e zvarrite procesin duke mos e dërguar kërkesën dhe dokumentet përcjellëse”, ka përfunduar Koci.
Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor
Gara e nxehtë për inkuadrim në Superligë – Rezultatet dhe ta...
Hoxha: Samiti i IV-të i Diasporës në “Times Square”, aty ku ...
Në krye me Muriqin, Mallorca arrin fitore të madhe në luftën...
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...