Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga historia që i la të gjithë pa fjalë në Durrës dhe jo vetëm, kur një minorene u zhduk nga shtëpia për të qëndruar në një hotel me një 23-vjeçar dhe deklaroi në polici se po bënte seks me dëshirë me të.
Më shokuese se kaq mësohet të jetë dëshmia e studentit 23-vjeçar nga Durrësi kur e kanë marrë në pyetje në polici, sipas burimeve të “BalkanWeb“ Ai ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të faktit se marrëdhëniet seksuale, qoftë edhe me dëshirë, me vajza nën 18 vjeçe, përbëjnë vepër penale.
Zhdukja e të miturës është denoncuar nga nëna e saj më 15 janar, ndërsa kishte nisur të dyshonte kur lexoi disa mesazhe dhe thirrje të shpeshta telefonike me një person, që e bija e kishte regjistruar me emrin “papagalli”. Denoncimi i kësaj të fundit ka vënë policinë menjëherë në lëvizje, duke gjurmuar thirrjet dhe veprimet që kishte bërë. Hetimet i kanë çuar oficerët te një servis celularësh, në zonën e njohur si “Nish Tulla 3”, në Tiranë.
Burime nga policia thanë se vajza është gjetur më 18 janar, në një hotel në Durrës, ku kishte qëndruar prej dy ditësh ndërsa ditën e tretë, çifti e ka kaluar në një hotel te “Rruga e Kavajës” në Tiranë.
Burimet nga policia tregojnë se në këtë vend vajza është abuzuar seksualisht nga studenti, fakt që është konfirmuar nga të dyja palët, edhe pse pretendojnë se gjithçka ka ndodhur me dëshirë.
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë