I ftuar në Ora e Intervsitës, Këshilltari politik i Presidentit Bujar Nishani, Klevis Balliu mendon se administrat e Trump do të sjellë një filozofi të re për politikën. Po ashtu, – sipas tij, – SHBA do të jenë pro shqiptarëve në Ballkan.
Si një mbështetës i ideve të Presidentit të SHBA Donald Trump, Klevis Balliu këshilltari politik i Presidentit Bujar Nishani, thotë se administrata e tij do të sjellë filozofi krejt të re për politikën. I ftuar në Orën e Intervistës në Ora News, ai shprehet se tashmë SHBA duhet të merren me çështjen ndërkombëtare.
Balliu: Fryma e Trump sjell një filozofi komplet të re për politikën. Ishte një frymë…nuk mund ta them antisistem sepse më ngjan si një diçka negative, por sistemi politik po korruptoheshe nga segemente të ndryshme, qoftë nëpërmjet financimeve dhe shumë arsye të tjera dhe ky korruptim që elita politike po përjeton në gjithë botën ka nevojë për një ndërhyrje.
Lidhur me marrëdhëniet që pritet të ketë Shqipëria me SHBA-të, Balliu mendon se administrata Trump do të jetë pro shqiptarëve, kjo edhe për shqiptarët e Kosovës.
Balliu: Nuk mund të bëj parashikime për Serbinë, sepse politika serbe është e paparashikueshme. Rasti i trenit është një rast i pashpjegueshëm.
Si presidenti Trump ashtu edhe këshillitari i presidentit Klevis Balliu mendojnë se NATO ka nevojë për një reformim dhe zgjerim.
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë