Gjatë vizitës së tij të parë në Agjencinë e Inteligjencës, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është marrë edhe me motin dhe me numrin e pjesëmarrësve në inaugurim.
“Dukej sikur kanë qenë një milion e gjysmë pjesëmarrës”, ka thënë ai, përderisa mediat kanë raportuar se kanë qenë më pak se 250 mijë persona, transmeton arbresh.info.
Ai i ka kundërshtuar mediat duke thënë se nuk e kanë dhënë raporin e saktë.
Gjatë fjalimit në CIA, Trump është marrë edhe motin që mbretëroi në ditën e inaugurimit.
“Perëndia shikoi poshtë dhe tha ‘nuk do të lejojmë të bjerë shi në fjalimin tuaj’”, ka thënë Trump.
“Rreshti i parë u lag pak nga shiu, por më pas u bë e mahnitshme, sepse shiu u ndal dhe u rregullua koha”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë