Dy raketa ndërkontinentale të reja janë prodhuar dhe janë vendosur në struktura të lëvizshme nga Korea e Veriut, në kuadër të një testi që pritet të mbahet në një të ardhme të afërt.
Lajmin e bën të ditur agjencia “Yonhap”, që citon në mënyrë anonime burime të ndryshme ushtarake koreano-jugore.
Sipas agjencisë, Peniani ka qarkulluar qëllimisht të dhënat për prodhimin e raketave të reja, për t’i dhënë një mesazh strategjik presidentit amerikan Donald Trump, që këtë të enjte merr zyrtarisht detyrën.
Dy raketat vlerësohet të jenë jo më të gjata se 15 metra, më të shkurtra se modelet “KN-08” dhe “KN-14”, me qëllim favorizimin e lëvizshmërisë.
Seuli dhe Uashingtoni monitorojnë prej kohësh lëvizjet ushtarake të regjimit koreano-verior dhe sipas një funksionari të Shtabit të Përgjithshëm, për momentin nuk ka sinjale për provokime.
Megjithatë, vëmendja është e lartë në pritje të urdhërit të lëshimit, që mund të jepet në çdo moment.
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00