ISIS kërcënon qeverinë gjermane përmes një video të re

16:30 | 11 Janar 2017
Trina Galanxhi

Mbështetësit e Shtetit Islamik kanë postuar një video në të cilën shfaqet një njeri i moshuar, shtetas gjerman, që besohet se është rrëmbyer nga rebelët në nëntorin e vitit të kaluar.

Në video shfaqet shtetasi gjerman i veshur me rroba ngjyrë portokalli dhe përpara një varri të hapur, transmeton arbresh.info.

Militantët e veshur në të zeza dhe të maskuar prapa tij e kanë kërcënuar qeverinë gjermane në gjuhën arabe dhe angleze, ndërsa flamuri i Shtetit Islamik qëndronte në sfond.

Disa fraksione të militantëve Abu Sayyaf kanë deklaruar besnikërinë  e tyre ndaj Shtetit Islamik që nga viti 2014./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale