Një 46 vjeçar shqiptar u vra në sytë e vajzës së tij pranë një shkolle fillore në Visselhövede (Rotenburg) të Gjermanisë.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme (9 dhjetor) ndërsa sot policia ka mundur të gjejë vetëm motorin (në foto) me të cilën u larguan autorët e krimit.
Zëdhënësi i policisë tha se dy shtetas të huaj vizituan zonën të shtunën e kaluar, por shtoi se “nuk dihet ende nëse ata janë autorët e krimit, por dyshimet lindin natyrshëm”.
Motori ishte në pronësi të një shtetasi gjerman dhe ai ka deklaruar se e ka shitur në mënyrë të rregullt, çka mund të gjejë hetuesit tek autorët e krimit.
Motori tip “Kawasaki” u gjet në afërsi të kryqëzimit të autostradës Bad Fallingbostel, i fshehur në një shkurre. Hetuesit janë të sigurt se mjeti është i dy autorëve të krimit.
Krimi dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje dhe se mund të lidhet me një plagosje në Shqipëri. Shqiptari thuhet se ka punuar në një klub nate në Shqipëri, ndërsa u largua bashkë me familjen e tij për në Visselhövede
Viktima u qëllua me disa plumba mëngjesin e së hënës teksa po shoqëronte vajzën e tij për në shkollë.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj