Breivik nuk i ndal përshëndetjet naziste në gjyq

17:38 | 10 Janar 2017
Trina Galanxhi

Norvegjezi Anders Behring Brivik, i cili në vitin 2011 vrau 77 persona, ka paditur qeverinë për shkelje të të drejtave të tij.

Ai ka thënë se izolimi dhe kontrollet e shpeshta janë shkelje bazike të të drejtave të tij, transmeton arbresh.info.

Breivik është paraqitur sot në një sallë gjyqi për të diskutuar apelin e qeverisë kundër vendimit se terroristit norvegjez i janë shkelur të drejtat.

Gjatë paraqitjes në gjyq, Breivik ka përshëndetur me përshëndetjen e tij të zakonshme naziste.

Megjithëse qelia e tij është një apartament me 3 dhoma, ku ai mund të bëjë palestër dhe të luajë me “play station”, gjykata në Oslo vendosi se trajtimi i tij në burgun e sigurisë së lartë “Skien” shkelte Konventën europiane për të Drejtat e Njeriut.

Edhe pse ai pritet të kalojë jetën në burg, analistët mendojnë se mediat i kanë dhënë më shumë hapsirë se sa duhej./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale