Asambleja Komunale në Deçan mban sot mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesë për lirimin e menjëhershëm të ish- kryeministrit të Kosovës, liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media të Komunës së Deçanit.
“Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike, ju njoftojmë se, të hënën më 09 Janar 2017 ,në ora 13:00 në Deçan, Asambleja Komunale mban mbledhje të jashtëzakonshme për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish- kryeministrit Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, u arrestua të mërkurën e kaluar nga policia franceze me një urdhër-arrest të Serbisë.
Arrestimi i tij ka zgjuar reagime të shumta të zyrtarëve shqiptarë.
Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...