Nga sot (e hënë), deri të mërkurën vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë polare.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga pasditja e së mërkurës pritet të vijnë masat e ajrit nga ana e jug-perëndimit të cilat do të zbusin këtë gjendje të acarit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -22 deri -17 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri në 1 gradë Celsius.
Reshje bore të intensitetit të dobët vende-vende do të ketë ditën e hënë dhe të martën. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlerat e normales.
Temperaturat më të ulëta parashihen të jenë të mërkurën. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jug-perëndimi me shpejtësi deri në 6m/s./Arbresh.info
Osmani, me ftesë të Presidentit Trump, merr pjesë në Takimin...
Kurti mirëpriti Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbe...
Haxhiu: Pa 30 nënshkrimet e kandidatëve për president nuk mu...
Krasniqi: M’u mohua e drejta për liri si një njeri në fazën ...
Haxhiu priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Ame...
Selimi i emocionuar: Nuk e di kur do të kthehem – por për Ko...