Një rast i pazakontë ka ndodhur në Francë dhe protagonistë janë dy shqiptarë.
Mediat franceze shkruajnë se një i ri nga Shqipëria i quajtur Klejvis B, u dënua me 4 vite burg, ndërsa kushëriri i tij Tualant T, u dënua me 6 muaj burg.
Dënimet janë dhënë pasditen e së hënës nga Gjykata Penale në Tournai.
Sipas mediave vendase, shqiptari Tualant T, kishte udhëtuar posaçërisht nga Shqipëria në drejtim të burgut Leuze-en-Hainaut të Francës për të mundësuar lirimin nga burgu të kushëririt të tij. Plani i arratisjes ishte organizuar nga Klejvisi.
Udhëtimi ka nisur mbrëmjen e 10 prillit të vitit të shkuar. Shqiptari kishte marrë me vete një palë shkallë, një litar dhe një prerëse të telave.
Sipas mediave franceze, Taulantit i është gjetur edhe një armë, por ai ka deklaruar se nuk kishte pasur ndërmend kurrë ta përdorte. Ai është dënuar për vepra penale që lidhen me shitjen e narkotikëve.
Pjesë e planit të arratisjes së dështuar ishte edhe një person i tretë, por që nuk u identifikua kurrë.
Taulant T. Ishte person me precedentë penal, ndërsa është dënuar dy herë në Itali rreth vitit 2009. Personi i tretë mbeti i paidentifikuar.
Plani kishte dështuar për shkak se të gjitha hallkat e sistemit të sigurisë kishin funksionuar.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...