Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 44-vjeçar, i cili pasi ka debatuar me bashkëshorten në shtëpi, ka marrë dy fëmijët e mitur dhe është larguar. Askush nga të afërmit nuk e di vendndodhjen e tij dhe nuk ka arritur as të komunikojë në telefon, pasi celularin rezulton ta ketë të fikur.
Policia është vënë në dijeni për ngjarjen nga bashkëshortja e të dyshuarit për “marrje të padrejtë të fëmijëve”, e cila është paraqitur të hënën në Komisariatin nr.6 dhe ka denoncuar atë që ka ndodhur. Policia tha se u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës dhe po punohet për kapjen e shtetasit Ruzhdi Ç., 44 vjeç, pasi dyshohet se në banesë ka marrë 2 fëmijët e mitur, O.Ç. dhe M.Ç, 12 e 7 vjeç, dhe është larguar.
Sipas saj, debatet janë bërë më të shpeshta e më të ashpra gjatë javëve të fundit, duke bërë që edhe fëmijët e mitur të dëmtohen psikologjikisht nga sherret e vazhdueshme në shtëpi.
Kjo ka qenë arsyeja pse nëna e re i ka thënë të shoqit që do të dorëzonte padinë për divorc në Gjykatë dhe do të kërkonte edhe kujdestarinë e fëmijëve.
Por ky “kërcënim” nuk është pritur mirë nga 44¬vjeçari, i cili ka marrë fëmijët dhe është “zhdukur”. Burimet thanë se po punohet për kapjen e tij./Panorama/
Berisha shkruan për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht kundërshti...
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...