Ndotja e ajrit në Kinën qëndrore dhe veriore nuk mund të ‘vrasë’ edhe shpirtin e vendasve të cilët nuk e ndalën vallëzimin.
Dhjetra fluturime dhe autostrada janë mbyllur, por njerëzit në Fuyang, në provincën Anhui, i kanë bërë ballë ndotjes së ajrit duke vendosur maska dhe kanë filluar vallëzimin vienez, transmeton arbresh.info.
Zyra për Mbrojtjen e Mjedisit Komunale në Pekin ka dhënë ‘alarmin e portokalltë’ edhe për tri ditë tjera.
Alarmi i portokalltë është niveli i tretë që i paraprin alarmit të kuq, i cili shfaqet kur ajri është tejet i ndotur.
Të dielen në 25 qytete të Kinës është lëshuar alarmi i kuq, pas të cilit erdhi vendimi edhe për mbylljen e shkollave, fabrikave dhe vendeve të ndërtimit./Arbresh.info

Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...