Me ftesë të presidentit turk, Rexhep Taip Erdoan, presidenti Thaçi sot është nisur për vizitë shtetërore në Turqi.
Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin Presidencial, ku fillimisht do të zhvillojë një takim me homologun e tij turk, kurse më pas edhe bisedime dypalëshe së bashku me delegacionet zyrtare.
I pari i vendit do të takohet edhe me Kryeministrin e Republikës së Turqisë, Binali Yëlldërëm, si dhe me Kryetarin e Parlamentit turk, Ismail Kahraman.
Gjatë vizitës shtetërore në Turqi, Thaçi, do të vendosë kurora lulesh në Mauzoleun e Ataturkut, në Kuvendin e Turqisë dhe në vendin e sulmit terrorist në Beshiktash të Stambollit.
Gjithashtu, Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në universitetin TOBB të Ankarasë, thuhet në një komunikatë për media.
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...