Një termet 4.5 ballë i shkallës rihter u shënua në orën 20:31 të së martës në jug të Peloponezit, në zonën Neapoli, pranë qytetit Monemvasia.
Sipas Institutit gjeodinamik të Athinës, lëkundja ishte 4.5 ballë e shkalles rihter, dhe ishte me epiqendër 12 milje në det, e thellësia e tij llogaritet në 5 kilometra.
Lëkundja sizmike u ndje në zonën e Kalamatës, Korinthit e deri në Athinë.
Nga tërmeti nuk raportohet për dëme në njerëz apo në godinat e zonës. Autoritetet policore njoftuan se kanë aktivizuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ka kërkuar prej bashkive të zonës të njoftojnë lidhur me situatën në terren
Edhe prefektura e Peloponezit njoftoi se me të zbardhur dita do të dërgojë në zonë ekipe ekspertesh për të verifikuar nga afër situatën.
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...