Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një bisede telefonike me Sekretarin e Shtetit, John Kerry, ka theksuar se Damasku është i gatshëm për të lejuar militantët të largohen nga Aleppo, megjithatë ai ka shtuar se ‘rebelët nuk e kanë respektuar armëpushimin’.
“Sergei Lavrov vuri në dukje se autoritet sirianë kanë qenë prej kohësh të gatshme të lejojnë militantët të largohen nga Aleppo, por ata nuk pranojnë të respektojnë armë pushimin pasi ata janë duke u ndikuar nga grupi terrorist al-Nusra”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, transmeton arbresh.info.
Lavrov gjithashtu i ka bërë thirrje Uashingtonit të bindë grupet rebele siriane të mbështetura nga SHBA-të për të ndalur armiqësitë në Aleppo./Arbresh.info
Katër xhiro pa u mbyllur kampionati, Bayerni fiton titullin ...
Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ush...
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...
Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë