Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka ruajtur vendin e tij në krye të listës së Forbes.
Për të dytën herë ai është zgjedhur personi më me ndikim në botë, transmeton arbresh.info.
Barack Obama, i cili gjatë muajit janar do të largohet nga Shtëpia e Bardhë ka rënë në vendin e 48, ndërsa pasardhësi i tij Donald Trump, ka lëvizur nga vendi 72 në vendin e dytë të listës.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping është i katërti, ndërsa Papa Françesku është pas tij.
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg është ngjitur nga vendi i 16-të në vendin e 10-të.
Presidenti i Francës, Francois Hollande është në vendine 23-të, manjati i mediave Rupert Murdoch në vendin e 35-të dhe lideri i çuditshëm i Koresë së Veriut Kim Jong-un në vendin e 43-të.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në listen e personave më me ndikim në botë është renditur në vendin e tretë./Arbresh.info
Katër xhiro pa u mbyllur kampionati, Bayerni fiton titullin ...
Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ush...
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...
Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë