Trupi i pajetë i publicistit të ndjerë Andrea Stefani pritet të mbërrijë në Tiranë ditën e të martë. Për të gjithë ata që do të duan të shprehin ngushëllimet e rastit, trupi do vendoset shkurtazi për homazhe në ambjentet e TVSH përpara se të përcillet në banesën e fundit shkruan Dita.
Analisti i njohur Andrea Stefani u nda nga jeta ditën e djeshme, teksa vuante prej disa muajsh nga një sëmundje e rëndë. Ai ishte prekur nga një tumor në stomak.
Për fat të keq, kimioterapia nuk dha efektet e pritshme. Ndërhyrja kirurgjikale rezultoi fatale. Kolegu ynë është shuar të shtunën pasdite në një spital në Romë.
Ai nuk dëshironte që sëmundja e tij të bëhej publike dhe vazhdimisht qetësonte ata pak miq që e dinin duke u thënë që ishte diçka e lehtë që po kalonte dhe se kurimi po ecte mirë. Andrea pas pak ditësh festonte 58 vjetorin. Ai ka lindur në 8 dhjetor të vitit 1958. Andrea la pas bashkëshorten e tij Enkeleden dhe dy fëmijë, Danielin 15 vjeç dhe Stefaninë 12 vjeçe
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...