Vetëdija në Maqedoni sa i takon aktivizmit civil u shqyrtua nga prizmi i zhvillimeve globale dhe i trendeve në Evropë. Të gjitha tendencat në kontinentin evropian janë kundër demokracisë liberale konsideron analisti politik Sasho Ordanovski, në përpjekje për ta përshkruar situatën në vend dhe raportin ndërmjet sektorit civil dhe pushtetit politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas profesoreshës Mirjana Najçevksa, qytetarët në Maqedoni tanimë janë pjekur dhe se ata e ndjenjë fuqinë e veprimit individual dhe të veprimit kolektiv.
“Gjëja më pozitive që ka ndodhur në pesë vitet e kaluara ishte se njerëzit filluan të dalin jashtë lëvozhgës së dimensionimit etnik dhe filluan të përzihen njëri me tjetrin, duke u vetëdijesuar për nevojat e përbashkëta që kanë. Sipas meje, gjëja më pozitive që mund të theksojmë është “decentralizimi i veprimit qytetar”, tha Mirjana Naçeska, profesoreshë universitare.
Shkolla për qytetari aktive pranë Qendrës për kërkime strategjike “Forum” me anë të trajnimeve dhe debateve të rregullta punon në rritjen e vetëdijes për fuqinë që ka organizimi qytetar dhe zëri individual në procesin e demokratizimit të shoqërisë. Projekti mbështetet nga agjencia amerikane USAID
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...