Jose Mourinho ka kërkuar nga gazetarët anglezë të tregojnë më shumë respekt për të.
Në prag të derbit mes Manchester United dhe Arsenalit, trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho ka kërkuar nga gazetarët që ta respektojnë edhe atë, ashtu siç bëjnë me kundërshtarin e tij Arsene Wenger.
Portugezi ua ka përmendur të pranishmëve në sallën e konferencave se ai ka fituar titullin e kampionit para 18 muajsh dhe nuk e meriton që të trajtohet në këtë mënyrë, transmeton KosovaPress.
“Nesër do të ndeshen dy trajnerët më të suksesshëm në Premier Ligë, kjo pasi që Alex Ferguson nuk është më. Ne të dy kemi fituar gjashtë apo shtatë tituj të Premier Ligës. Unë kam tre, kurse ai (Wenger) ka tre apo katër, nuk e di saktë”.
“A do të thotë kjo se duhet të keni më shumë respekt për ne edhe në periudha kur rezultatet nuk janë ato që duam? Mendoj se zotëri Wenger ka gjithë respektin nga ju, ndërsa unë jo. Dua t’ua kujtoj se titullin e fundit që e kam fituar është para 18 muajsh e jo para 18 viteve. Megjithatë unë shikoj punën time dhe dua ta fitoj titullin e katërt në Premier Ligë”, ka thënë Mourinho.
Ndeshja mes Manchester United dhe Arsenalit, zhvillohet nesër nga ora 13:30.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi