Kampioni i Bundesligës në telashe me lëndimet e lojtarëve në prag të derbit ndaj Borussia Dortmundit.
Këtë të shtunë zhvillohet ndeshja mes dy skuadrave që kanë dominuar futbollin gjerman në këto vitet e fundit.
Lideri aktual i Bundesligës po përballet me probleme me lëndimin e lojtarëve dhe sipas trajnerit të bavarezëve, Carlo Ancelotti, tre futbollistë nuk do të luajnë fare në këtë sfidë, transmeton KosovaPress.
“Tre futbollistë nuk do të jenë në gjendje të luajnë nesër: Arjen Robben, Javi Martinez dhe Kingsley Coman”, ka deklaruar Ancelotti në konferencë për media.
“Jemi duke e vëzhguar me kujdes situatën e Douglas Costas dhe Arturo Vidalit dhe mund t’i lëmë në pushim edhe ata dy pasi që nuk duam t’i rrezikojmë”.
Ancelotti fajin më të madh për këto lëndime ua ka lënë ndeshjeve me kombëtare, pasi që shumica e lojtarëve janë kthyer me probleme nga grumbullimet.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...