Rrezohet një aeroplan në Connecticut të ShBA-ve

17:59 | 12 Tetor 2016
M. A.

Një aeroplan që në bord thuhet të kishte një mësues dhe një nxënës pilotimi është rrëzuar në qytetin e Hartfortit në Connecticut të ShBA-së. Ai ishte rrëzuar afër selisë Pratt&Whitney ku prodhohen motorë të avionëve të vegjël ushtarak.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, dy kalimtarë që gjendeshin në afërsi si dhe njëri pasagjer i cili ka pësuar djegie të rënda transmeton arbresh.info.

Autoritetet thonë se afër vendit të rrëzimit ndodhet aeroporti Brainard në të cilin ishte nisur aeroplani.

Për shkak se rrëzimi është bërë afër një selie ushtarake në hetim do të ndihmojnë edhe FBI-a.

Piloti i cili gjendet në spital në deklaratën e tij kishte thënë se rrëzimi ishte i qëllimshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale