Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Krujës. Një autobus me të cilin udhëtonin besimtarë ortodoksë të Kishës “Shën Theodhori”nga qyteti i Vlorës u përfshi në mënyrë të papritur nga flakët e zjarrit kur autobusi sapo kishte hyrë në qendër të Krujës.
Fatkeqësisht një grua, përfaqësuese e këtij besimi fetar ka ndërruar jetë pasi është djegur tragjikisht brenda autobusit duke mos mundur të dalë dot jashtë. 12 persona të tjerë besimtar kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e plagëve të marra nga flakët e zjarrit dhe janë transportuar për në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë “Nënë Tereza” për të marrë mjekim më të specializuar.
Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 11:25 pranë zonës së njohur si ish-markata e vjetër. Autobusi me targa AA 584 MP drejtohej nga shoferi me inicialet S.J. banues në Vlorë dhe ishte nisur për ekskursion në Krujë, organizuar nga Kisha “Shën Theodhori”. Dyshohet se në autobus të kenë qenë 31 veta së bashku me shoferin, mes të cilëve edhe 3 priftërinjtë cilët ishin nisur në mëngjes nga Vlora.
Sipas policisë, autobusi ka marrë flakë në ecje e sipër dhe dyshohet se shkaku ka qenë aksidental. Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë dhe Forcat zjarrfikëse, të cilët vijojnë hetimet.
Dëshmitarët kanë treguar se shoferi i autobusit nuk e kishte kuptuar që automjeti po përfshihej nga flakët. Kanë qenë banorët ata që kanë parë tymin të dalë nga motori i autobusit, e më tej i kanë bërë me shenja pasagjerëve duke i thërritur që të zbresin pasi po autobusi po përfshihej nga flakët. Mes kaosit të krijuar kur pasagjerët kanë mësuar për incidentin kanë nisur të zbresin me shpejtësi, derisa fatkeqësisht një grua nuk ka mundur t’ia dalë. /Gazeta Express/




Lushtaku pret Limajn në Drenicë, i dhuron simbol me logon e ...
Havertz e kalon në epërsi Arsenalin
Maturantët serbë në Mitrovicë dëgjohen duke thirrur “Kosova ...
“Po na marrin tokën!” – Banorët shpërthejnë në protestë në V...
Mbyll punimet Kuvendi Kombëtar, ja kur do të numërohen votat...
Foda: Çekia test i rëndësishëm për Kosovën, jemi përgatitur ...