Kanë kaluar 2 vjet që nga marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Mirëpo, ende nuk janë përmbushur të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje, që ishte nënshkruar më 19 prill të vitit 2013 në Bruksel. Opozita në Kosovë e sheh si marrëveshje të dëmshme për Kosovën.
Anëtari i kryesisë së “Vetëvendosjes”, Zgjim Hyseni, ka deklaruar se kjo marrëveshje duhet të shfuqizohet, transmeton KTV.
Kurse shefja e Grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e sheh ish- kryeministrin Thaçi si përgjegjës direkt për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes.
Sipas saj, Thaçi nuk ka arritur t’i shfrytëzonte negociatat për të fuqizuar shtetësinë e Kosovës dhe për të lehtësuar procesin e Integrimit në BE.
Ndërkaq, zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se Beogradi po pengon arritjen e objektivave kryesore të marrëveshjes.
E, zyrtarët në Beograd thonë se pala serbe i ka përmbushur të gjitha obligimet. Ndërsa Prishtinës i mbetet të përmbushë 6 nga 15 pikat e marrëveshjes, ku njëra prej të parave është krijimi i bashkësisë së komunave serbe.
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...