Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se nuk kanë asnjë mosmarrëveshje me Kroacinë dhe ka shtuar se Serbia ka bërë gjithçka që duhet për të hapur kapitullin 23.
“Ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me kroatët, unë nuk e di se çfarë po ndodh në Bruksel, unë nuk e di se çfarë moti mbretëron në Bruksel” ka theksuar shefi i Qeverisë serbe, përcjellë Klan Kosova.
Ndërkaq, sa i përket bllokadës rreth hapjes së këtij kapitulli nga ana e kroatëve ai ka shtuar se me këtë çështje mund të merren institucionet evropiane.
Mediat kroate kanë raportuar sot se Komisioni Evropian dhe shtetet e tjera anëtare të BE-së janë duke planifikuar që të rrisin presionin mbi Kroacinë, me qëllim që Zagrebi zyrtar të heq dorë nga vendosja e tri kushte të reja për Serbinë për të hapur kapitullin 23 në negociatat me BE-në.
Sqarohet IHMK: Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me komunën e Pr...
Rinumërohen 65% e vendvotimeve
Alex Honnold shkruan historinë/ Alpinisti arriti majën e ndë...
Shaqiri i pandalshëm, shënon në derbi ndaj Zurichit
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...