Dëmtohet aeroplani i grupit të muzikës ‘metalica’

20:24 | 14 Mars 2016
M. A.

Avioni i grupit veteran të muzikës metalike “Iron Maiden” apo Ed Force One, ka pësuar një incident në aeroportin e Kilit, duke lënë të lënduar 2 punonjës të aeroportit.

Incidenti ndodhi në orën 9 të mëngjesit me orën lokale në aeroportin kombëtar në San Felipe, në rajonin Valparaiso, 88 km në veri të kryeqytetit Santiago.

Shefi i policisë, Carlos Adones, sqaroi rrethanat e incidentit, duke shtuar se gjithçka ndodhi kur avioni u dërgua për t’u furnizuar me karburant.

“Avioni i Iron Maiden 747 ishte dërguar për t’u furnizuar me karburant, kur incidenti ka ndodhur dhe tashmë ngjarja po hetohet nga laboratori kriminalistik. Kjo ka bërë që avioni të marrë një trajektore të çuditshme, duke plagosur dy punonjës të aeroportit”, tha ai për Reuters.

Adones tha se dëmet e avionit janë sipërfaqësore, lajm që u konfirmuar për fansat edhe nga vetë grupi i famshëm në faqen zyrtare në internet, duke shtuar se ndoshta avioni do të ketë nevojë për dy motorë të rinj.

“Avioni ka pësuar disa dëmtime, në motorin një dhe dy, në anën e majt? ? të tij”.

Incidenti ndodhi pas performancës së Iron Maiden në Stadiumin Kombëtar në Santiago të Kilit.

Më pas grupi i famshëm i muzikës metal pritet të udhëtojë drejt Argjentinës, si pjesë e turit “Book of souls”.

Iron Maiden e publikuan albumin e ri vitin e shkuar dhe deri më tani ai qëndron në vendin e parë në krye të klasifikimeve në Britaninë e Madhe dhe në vend të pestë në US Billboard.

Shpërndaje në rrjete sociale