Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit mes opozitës në Shqipëri dhe pozitës në Kosovë, situatën politike në Kosovë dhe Shqipëri, zgjedhjen e presidentit etj.
Pas takimit, Kryetari Lulzim Basha dha një mesazh për krerët e Pozitës dhe Opozitës.
“Nuk mendoj që gazi është model për parlamentin. Parlamenti ka dinamikën e vet. Padyshim që opozita ka përgjegjësit e veta në demokraci dhe opozita po bënë që këto përgjegjësi t’i kryejnë brenda kushtetutës. Mesazhi për krerët e opozitës dhe pozitës është i njëjtë, ku dëshiron një Kosovë të fortë një shtet të konsoliduar të së drejtës, pra sikur prioritetet e PD-së në Shqipëri, tha Basha.
I pari i Kuvendi në Kosovë, Kadri Veseli tha se” Ka çështje dhe sfida të përbashkëta për të cilat ne synojmë të ecin. Po flas për sfidat në aspektin ekonomik, pastaj sfidat e integrimit ku bashkë kemi prioritet të hyjmë në BE. Do doja që edhe kolegët tanë opozitarë ta ndjekin shembullin e kryetarit Basha që është kryetar i opozitës në Shqipëri. Poashtu eksperiencat që ka kaluar Republika e Shqipërisë nëpër procese të ndryshme na ndihmojnë veçanërisht shumë”, tha Veseli./Arbresh.info
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash