Dita Ndërkombëtare e veshkave është shënuar edhe në Prishtinë. Në sheshin “Nënë Tereza” është vendosur një tendë ku qytetarëve që kalonin përgjatë sheshit i’u mundësua që të bëjnë matjen e tensionit të gjakut, glukozës apo siç njihet në popull si sheqeri në gjak . Gjithashtu në shesh u shpërndanë broshura me disa udhëzime se si ti mbrojmë veshkat si dhe u zhvillua një kuiz me qytetarët e rastit, shkruan arbresh.info.
Kryetari i Shoqatës së nefrologëve, doktori Ymer Elezi, tha se qëllimi i këtij aktiviteti sot është që qytetarët të informohen për rëndësinë që ka veshka në trupin e njeriut, si të mbrohen ato dhe si të shërohen ato.
“Dita botërore e veshkave në Kosovë shënohet që nga viti 2009 nga shoqata jonë. Veshkat janë organe hashtag dhe qytetaret duhet të njihen me rolin e tyre, si ti mbrojnë veshkat,si ti shërojnë veshkat, kur duhet të shkojë të mjeku, pra të gjitha këto janë qëllimi i kësaj organizate. Sot në gjithë botën në mënyra më të ndryshme organizohet shënimi i kësaj date. Qytetarëve të rasti të cilët kalojnë ka sheshi “Nënë Tereza” do të iu matet shtypja e gjakut dhe matja e sheqerit këto dy elemente shumë të rëndësishme që janë dy shkaktarët kryesore që shkaktojnë sëmundjen e veshkave.”
Ndërsa nxënësit e shkollës fillore “Naim Frasheri” kanë bërë një ekspozitë me disa foto përmes së cilave dëshironin që të përçonin tek qytetarët rëndësinë e veshkave.
Yllka Rugova nga kjo shkollë tha se “Qëllimi i kësaj ekspozite ka qenë që ne si fëmijë të dimë diçka shtesë në mënyrë që në jetën e përditshme t’i informojmë qytetarët në rast se do të kenë simptoma, të dinë se çfarë duhet të bëjnë.
E qytetaret e rastit shprehën të kënaqur me këto aktivitete. Kështu Shyqeri Ahmeti tha se “Këso aktivitete është mirë që të organizohen sa më shpesh sepse njerëzit hezitojnë të shkojnë nëpër shtëpi të shëndetit. Në shesh është ide e mirë sepse këtu ka frekuentim të madh të qytetarëve dhe mund të shfrytëzojnë këto aktivitete për qëllime të tyre shëndetësore”./Arbesh.Info
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash