Udhëheqësi special i Paktit të Stabilitetit dhe njëherësh diplomati austriak, Erhard Busek, duke iu referuar krijimit të Gjykatës Speciale ka thënë se është e drejtë që të gjykohen të gjitha dyshimet
Por ai ka shprehur dyshime të shumta për këtë proces për shkak të periudhës kohore nga lufta e fundit.
Ai ka thënë se ka kaluar kohë e gjatë prejse janë ngritur dyshimet për krime të luftës nga ish-pjesëtarët e UÇK-së. Ish- zëvëndëskancelari austriak, i pyetur nga “Zëri” për krijimin e Gjykatës Speciale dhe rrezikun që mund ta ketë Kosova nga ky proces, ka thënë se është shumë e vështirë që të supozohet se çfarë efektesh mund të prodhohen. Busek është pyetur nëse akuzimi i mundshëm i presidentit të ri, Hashim Thaçi, për krime lufte nga Gjykata Speciale do të mund të dëmtonte Kosovën.
“Në këtë moment kritik, presidenti në ardhje Hashim Thaçi ka një rol shumë të rëndësishëm. Që të supozojmë se çfarë do të ndodhë është jashtëzakonisht e vështirë. Mendoj se është e drejtë që krimet e luftës të dënohen”, ka thënë Busek të mërkurën në Prishtinë gjatë një ligjërate të mbajtur në Fakultetin ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...