Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është futur në listën e uzurpatorëve të pronave shoqërore të publikuara ditë më parë nga menaxhmenti aktual i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Në lista shihet se PDK-ja klasifikohet si uzurpator i objektit ku ndodhet selia e kësaj partie në qendër të Prishtinës, selia e degës në Gjakovë dhe asaj në Deçan. Menjëherë pas luftës në tri pronat shoqërore, në Prishtinë, Gjakovë e Deçan u vendos nga një fotografi e madhe e Hashim Thaçit, për t’u zbuluar vetëm pas 17 viteve se partia e cila po udhëheq shtetin u vendos dhunshëm në ato zyrë.
Cak i parë ishte uzurpimi i zyrave të NSH “Drithnaja” në qendër të Prishtinës, ku dhe u vendos selia e PDK-së. Pas dhjetë viteve uzurpim, zyrat u privatizuan në mënyrë të dyshimtë. AKP-ja ka bërë publike se objekti ku ndodhet selia qendrore e PDK-së është privatizuar nga Burim Marmullaku, në vlerë prej 371.111.00 euro.
Pavarësisht konfirmimit për pagesën e qindra mijëra eurove për blerjen e zyrave që gjenden mbi lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, në Sheshin “Nënë Tereza”, shitja e këtij objekti ka ngritur shumë pikëpyetje. Pjesa e objektit ku janë zyrat e PDK-së kanë qenë pronë e ndërmarrjes shoqërore “Ndërmarrja e Re Drithnaja Zyrat”…
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...