Nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi në konferencën e mbajtur sot ka folur edhe rreth seancës së nesërme të Kuvendit të Kosovës.
Çaushi ka theksuar se janë të vendosur përderisa asgjë nuk ka ndryshuar në situatat politike që të vazhdojnë me kundërshtim dhe se arsyet për të protestuar janë më të mëdha.
“Nuk ka asnjë arsye që metodat tona te ndryshojnë. Opozita do të jetë nesër në parlament dhe kundërshtimet do të vazhdojnë. Mënyra që e propozojmë që 6 muaj është tepër pragmatike dhe tepër legjitime ne përballje me këtë pushtet që vazhdon të jetë i vendosur duke i mbështetur marrëveshjet e dëmshme për vendin”, ka thënë Çaushi, raporton Indeksonline.
Ai më pas ka shtuar se përderisa kemi institucione jo legjitime një qeveri që i kontrabandën njerëzit e vet për ti rehatuar nëpër borde nuk ka asnjë arsye që deputetët të cilët përfaqësojnë popullin të ndryshojnë çfarëdo forme të veprimit të tyre
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...