Manifestimi në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, këtë të diele nën organizimin e ish luftëtareve të Batalionit Atlantiku nga SHBA, u shënua edhe në Yonkers Neë York, me një ceremoni përkujtimore në varrezat e tre vëllezërve Bytyqi, Agron, Ylli e Mehmet.
Ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, veprimtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, me ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përfaqësues të Republikës së Kosovës, në Washington dhe New York, u mblodhën së bashku – për të përmbyllur aktivitetet tre ditore 5-6-7, Marsin, në nderim, të Epopesë së UÇK-së.
Shoqata “Atlantiku” me bashkësponzorët e këtij manifestimi nderues, babai dhe nëna, vëllezërit, dhe anëtarët e tjerë, të Tre Vëllezërve Bytyqi, të vrarë 18 vjet më parë , barbarisht nga forcat serbe, ambasada e Kosovës në Washington, dhe Konsullata e saj në New York, vendosën kurora me lule të freskëta, dhe folën duke sjell kujtim të tyre, dhe përkujtuar me këtë rast rënien heroike të Dëshmorëve Bytyqi, tre vëllezërve Bytyqi, Agronit, Yllit dhe Mehmetit, shkruan illyriapress.com.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...