Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milionë euro

10:18 | 10 Qershor 2026
E H

Manchester City po planifikon një lëvizje të rëndësishme në afatin kalimtar të verës, me mbrojtësin e majtë Alejandro Balde që është kthyer në një nga objektivat kryesorë të klubit anglez.

Sipas raportimeve të “Marca”, City është i gatshëm t’i ofrojë FC Barcelona një shumë rreth 70 milionë euro për shërbimet e 22-vjeçarit.

Balde ka pasur një sezon të vështirë 2025/26, ku nuk ka arritur të ruajë formën e tij të zakonshme dhe ka humbur vendin e titullarit, ndërsa konkurrenca në krahun e majtë është rritur ndjeshëm.

Megjithatë, lojtari raportohet se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe të luftojë për vendin e tij në formacion. Pavarësisht kësaj, ai nuk konsiderohet më i paprekshëm nga drejtuesit e klubit katalanas./telegraf

Barcelona, nga ana e saj, mund të shqyrtojë seriozisht një ofertë të lartë financiare, pasi klubi ka nevojë për fonde për afrime të reja. Në rast largimi të Balde, katalanasit mund të mbështeten në alternativa të tjera për krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa po vëzhgojnë edhe tregun për përforcime të mundshme.