Rreth 4 milionë euro për QKMF-në e re në Suharekë

10:13 | 10 Qershor 2026
E H

Kryetari i Komunës së Suharekës ka bërë të ditur se janë siguruar rreth 4 milionë euro nga Ministria e Shëndetësisë për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të re në Suharekë.

Sipas tij, ky investim përbën një hap të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe modernizimin e infrastrukturës mjekësore në komunë.

Ai ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe ministrin Arben Vitia për bashkëpunimin në realizimin e projektit, duke theksuar se priten edhe projekte të tjera zhvillimore në ditët në vijim./Arbresh.info