Zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Belgjikës, Maxime Prevot u ka kërkuar liderëve politikë në Kosovë që t’i japin fund bllokadës politike, pas zgjedhjeve të deshme parlamentare.
Ai shkroi në X se “asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme” dhe se prioritet duhet të jetë ndërtimi i një koalicioni.
“Kosova votoi. Tani u takon liderëve politikë ta respektojnë këtë zgjedhje duke punuar së bashku dhe duke i dhënë fund bllokadës aktuale politike. Asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme. Ndërtimi i një koalicioni dhe formimi i shpejtë i institucioneve të qëndrueshme duhet të jenë prioritet”, shkroi ai.
Prevot tha se “truga përpara është e qartë: avancimi në rrugëtimin europian të Kosovës, riangazhimi në dialogun Beograd-Prishtinë dhe vazhdimi i reformave që do ta afrojnë Kosovën me Bashkimin Europian”.
“Belgjika mbetet një mbështetëse e qëndrueshme e perspektivës europiane të Kosovës”, shkroi ai në fund.
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...
Kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Pr...
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...