Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe, Sllagjana Bojoviq, dyshohet se ka shkelur heshtjen zgjedhore duke publikuar një status në rrjetet sociale, përmes të cilit u bën thirrje qytetarëve të votojnë për subjektin politik që i përket.
Në postimin e publikuar gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore, Bojoviq ka shkruar: “Në anën e djathtë të letrës së votimit, në fushat e shënuara, rrumbullaksoni 10 kandidatët e Listës Serbe.”
Ky mesazh konsiderohet si thirrje e drejtpërdrejtë elektorale, pasi orienton votuesit se si të votojnë dhe për cilin subjekt politik të japin mbështetjen e tyre, ndërkohë që KosovaPress e ka parë storien e saj një orë pas publikimit, dhe ka konfirmuar se ajo ndodhet ende në profilin e saj edhe katër orë më pas.
Kujtojmë se publikimi i këtij lajmi vjen katër orë pas postimit të Bojoviqit, e që i bie që e njëjta të ketë postuar diku pas orës 8:00 të mëngjesit, më shumë se një orë pas fillimit të procesit të votimit.
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me...
Aksident i rëndë në Kroaci: 4 të vdekur, 1 i lënduar
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...
DnV: Procesi i votimit i qetë, pjesëmarrja 12% deri në mesdi...
Mbi 401 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00, pjesëm...
KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë