Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me raportimet e mediave ndërkombëtare, përfshirë CNN, mbi protestat kundër projektit të diskutuar për zhvillim turistik në zonën e Zvërnecit.
Në reagimin e tij, Rama thotë se protesta e fundit ka mbledhur rreth 2 mijë pjesëmarrës, ndërsa sipas tij, edhe në kulmin e saj numri nuk ka kaluar 8 mijë persona. Ai vë në dyshim mënyrën se si protesta është pasqyruar në mediat ndërkombëtare, duke folur për një “hendek mes realitetit dhe perceptimit publik”.
Kryeministri e cilëson reagimin në rrjete sociale dhe media si “histeri digjitale”, duke pretenduar se janë përdorur imazhe të manipuluara dhe narrativa të fabrikuara për të rritur ndikimin e ngjarjes.
Rama thekson se aktualisht nuk ekziston asnjë projekt përfundimtar, nuk është dhënë leje ndërtimi dhe nuk kanë nisur punimet në zonë. Sipas tij, bëhet fjalë vetëm për një vizion zhvillimor që synon ta kthejë Shqipërinë në një destinacion turistik elitar, me standarde të larta mjedisore.
Ai shton se në këtë proces janë të përfshirë ekspertë ndërkombëtarë në fushën e mjedisit, arkitekturës dhe turizmit të qëndrueshëm, ndërsa thekson se çdo vlerësim përfundimtar do të vijë në bazë të shkencës dhe debatit publik.
Në fund të reagimit, Rama ngre shqetësime për përhapjen e shpejtë të informacionit në rrjete sociale, duke përmendur rritje të aktivitetit digjital dhe përdorim të profileve anonime, sipas tij të cilat mund të ndikojnë në krijimin e perceptimeve të shtrembëruara publike./Arbresh.info
To @CNN International and to all the endless media outlets, big and small, together with all the well-meaning content producers of Facebook, X, Instagram, TikTok and every other platform that now shapes the global conversation, I would very much wish to pass the following post:… pic.twitter.com/yFEQepcoH0
— Edi Rama (@ediramaal) June 6, 2026
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...