Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses

19:14 | 6 Qershor 2026
E H

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës ka njoftuar se procesi i votimit është përmbyllur me sukses.

Në njoftim thuhet se procesi u zhvillua pa probleme dhe me pjesëmarrje të qytetarëve kosovarë që jetojnë në Holandë, të cilët shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar.

Ambasada ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët për pjesëmarrjen, si dhe stafin e ambasadës, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përfaqësuesit e partive politike dhe vëzhguesit, për angazhimin në mbarëvajtjen e procesit.

Sipas njoftimit, votimi është zhvilluar dhe përmbyllur në mënyrë të rregullt dhe pa incidente./Arbresh.info