Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Evropa duhet të marrë një rol më të madh në garantimin e sigurisë së saj konvencionale, gjatë vizitës së tij në Normandi për ceremonitë përkujtimore të 82-vjetorit të zbarkimit të Ditës-D.
“Evropa duhet të jetë e para që të sigurojë mbrojtjen e saj konvencionale”, tha Hegseth, duke u bërë thirrje aleatëve evropianë, përfshirë Francën, të rrisin angazhimin e tyre në fushën e mbrojtjes.
Gjatë një takimi ku mori pjesë edhe ministrja franceze e Forcave të Armatosura, Catherine Vautrin, ai kërkoi që aleatët të përballen seriozisht me sfidat aktuale të sigurisë dhe ta dëshmojnë këtë përmes hapave konkretë.
Deklaratat e Hegseth përsërisin mesazhin që ai përcolli edhe gjatë një vizite në Singapor në fund të majit, kur kritikoi vendet evropiane se kishin neglizhuar për një kohë të gjatë thirrjet për forcimin e kapaciteteve të tyre mbrojtëse.
Nga ana e saj, Vautrin theksoi se Franca mbetet e përkushtuar ndaj një procesi të riarmatimit dhe forcimit të aftësive ushtarake.
Komentet e shefit të Pentagonit vijnë në një moment kur Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar reduktimin e pranisë së trupave amerikane në Evropë, ndërsa vendet anëtare të NATO përgatiten për samitin e ardhshëm që pritet të mbahet muajin e ardhshëm në Ankara./euronews
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...