Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme materiale

09:09 | 6 Qershor 2026
Q L

Një sasi lënde shpërthyese është vendosur në banesën e Mirash Gjonit, në fshatin Rrilë të Lezhës, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Kjo është hera e dytë brenda pak kohësh, pasi më 21 maj një tjetër lëndë shpërthyese iu vendos vilës së Tom Çungut, duke shkaktuar dëme materiale, një ngjarje që ka mbetur ende pa autor.

Shpërndaje në rrjete sociale