PZAP gjobit LDK-në me 5 mijë euro për përfshirjen e një të miture në fushatë

16:59 | 5 Qershor 2026
E.K

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) me 5 mijë euro për shkak të përfshirjes së një fëmije nën moshën 15-vjeçare në një aktivitet të fushatës zgjedhore.

Vendimi është marrë pasi PZAP ka pranuar si të bazuara ankesat e paraqitura nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), lidhur me një tubim të LDK-së të mbajtur më 3 qershor në Viti.

Sipas gjetjeve të PZAP-së, gjatë aktivitetit zgjedhor një vajzë e mitur ishte paraqitur në skenë me flamurin e LDK-së, ndërsa ishte përfshirë në mënyrë aktive në tubim.