Minstra në detyrë e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar furrën “Gambini” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, i njohur sipas saj, për traditën e gjatë në përgatitjen e biskotave dhe produkteve të furrës.
Gjatë vizitës, Kusari-Lila u prit nga pronari Fitorja e Fadil Ukiqi bashkë me Nita Gashi (90) dhe Skender Thaçi (83), me të cilët ndau një bisedë dhe shijoi produktet tradicionale të furrës, të cilat prej dekadash shërbehen për konsumatorët e rregullt të këtij biznesi.
“Gambini është shembull i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin ekonomik të vendit, në krijimin e vendeve të punës dhe në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Kjo është edhe pjesë e historisë së këtij biznesi, i cili në kohën e ish-Jugosllavisë ishte ndër të parët që hapi dyert për punësimin e grave. Fuqizimi ekonomik i grave përveq se është mision personal, është edhe një prioritet institucional dhe shtetëror”, ka shkruar Kusari-Lila./Arbresh.info
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...