Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dhe forcim të drejtimit aktual

12:51 | 4 Qershor 2026
H.E

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Kaçanik, ku ka folur për marrëdhënien mes institucioneve dhe qytetarëve dhe për pritjet në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca tha se në Kaçanik është vërejtur një pritje e qytetarëve që, sipas tij, mandati i ardhshëm të shërbejë si vazhdim i punëve të deritanishme dhe si mundësi për projekte të reja.

Ai theksoi se, sipas perceptimit të tij, kur shteti shihet si mjet në shërbim të qytetarëve dhe jo si privilegj i pushtetit, krijohet një raport më i fortë mes institucioneve dhe qytetarëve.

“Kaçaniku mbrëmë e përforcoi një të vërtetë të thjeshtë: kur shteti fillon të shihet si mjet në shërbim të qytetarit dhe jo si privilegj i pushtetit, krijohet një marrëdhënie tjetër mes njerëzve dhe institucioneve. Kjo është arsyeja pse mbështetja për këtë drejtim vazhdon të zgjerohet. Në këto takime vërehej një pritje e qartë e qytetarëve që mandati i ardhshëm të jetë vazhdim i punëve të mira që kanë nisur dhe fillim për shumë punë të tjera që do të kryhen. Ka momente kur zgjedhjet vendosin mes dy alternativave, e ka momente kur ato vendosin sa larg mund të shkojë një drejtim që tashmë është zgjedhur. Më 7 qershor, ia qesim pikën”, tha Konjufca./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale