Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa duke folur për procesin e zgjerimit ka thënë nga Beogradi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit në dialogun Kosovë-Serbi është thelbësore.
Deklaratat ai i bëri në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Zgjerimi bazohet në ndërtimin e besimit. Rruga përpara është e vështirë, por shtegu është i qartë. Ne duhet të përqendrohemi në 3 prioritete kryesore:nxitja e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Ato janë thelbësore si për sigurinë ashtu edhe për prosperitetin ekonomik”. “ Dialogu Beograd-Prishtinë dhe zbatimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit janë kritike në këtë drejtim;përputhja me politikat dhe vlerat e Bashkimit Evropian, në veçanti me Politikën tonë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Këto nuk janë vetëm parime që ne mbështesim. Ato janë vetë themeli i projektit evropian dhe partneritetit tonë me Serbinë”, deklaroi Costa.
Zyrtari i lartë evropian të mërkurën qëndroi në Kosovë ku foli edhe për dialogun.
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...