Disa qytetarë janë mbledhur sot para Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë për të protestuar lidhur me çështjen e Zvërnecit, duke shprehur pakënaqësi dhe kërkesa të ndryshme rreth zhvillimeve të fundit që lidhen me këtë zonë.
Protestuesit janë parë duke qëndruar para objektit të ambasadës, ku kanë shprehur qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore.
Me pankarta në duar ku shkruheshin “Stop betonizimit”, “Rezistenca juaj na frymëzon” dhe “Tokat shqiptare u përkasin shqiptarëve”, pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin ndaj, sipas tyre, privatizimit të hapësirave publike dhe zonave me rëndësi të veçantë natyrore.
Organizatorët thanë se protesta synon të mbështesë lëvizjet qytetare në Shqipëri, të cilat prej muajsh po kundërshtojnë projektet turistike të planifikuara në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit, pranë lagunës së Vjosë-Nartës./Arbresh.info
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...