Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën një efektiv i Policisë së Shtetit dhe u plagos një tjetër.
Përmes një reagimi publik, Rama bëri të ditur se ngjarja ndodhi gjatë një operacioni për kapjen e një të arratisuri të shumëkërkuar, i cili prej vitesh i ishte shmangur drejtësisë në zonat malore të Korçës, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë një operacioni të guximshëm për kapjen e një të arratisuri të shumëkërkuar, i cili për vite me radhë i ishte shmangur ligjit në malet e Korçës dhe kishte arritur vazhdimisht t’i shpëtonte rrethimit të forcave të rendit, një oficer policie humbi jetën dhe një i dytë u plagos, ndërsa pasi hapi zjarr ndaj tyre, edhe krimineli u plagos dhe u kap”, shkroi Rama.
Kryeministri shprehu ngushëllimet për familjen e efektivit të vrarë dhe uroi shërim të shpejtë për policin e plagosur.
“Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë oficerit tjetër”, theksoi ai.
Rama kërkoi gjithashtu dënimin maksimal për autorin e sulmit ndaj efektivëve të policisë.
“Dënim maksimal për të arratisurin e shumëkërkuar dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, e cila nuk do të ndalet kurrë në misionin e saj”, u shpreh kryeministri./Arbresh.info/
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...